Barcelona ka bërë vlerësimin e saj, që është vërtet tepër i lartë, ndërsa pritet përgjigja e anglezëve. Mançester Junajtidi është hedhur në sulm për Frenki De Jongun, duke e pasur objektiv kryesor të verës, veçse 112 milionë euro që kërkohen nga Barcelona padyshim që cilësohen shumë. “Djajtë e kuq” mendohet se mund të japin 70 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 82 milionë euro, por kjo është larg me shifrën e kërkuar nga “Kamp Nou”. Në këtë çështje ka ndërhyrë trajneri i Holandës, Luis Van Gal, i cili ka deklaruar se futbollisti i tij e meriton vlerën e kartonit që i ka dhënë Barcelona. De Jongu është mesfushor edhe i “tulipanëve” dhe po paraqitet shumë mirë nën drejtimin e teknikut veteran.
Sfidanti.al