Është me rrënjë nga Kosova, ndërsa në moshën 16-vjeçare po bën emër në klubin bavarez. Arijon Ibrahimoviç luan për Bajernin U19, dhe ndonëse është ende tepër i ri, duket se ka ardhur momenti që atë ta kërkojnë klube jashtë Gjermanisë, apo edhe në Gjermani. Ibrahimoviçi është tepër i vogël për të pretenduar të jetë pjesë e Bajernit, veçse në Mynih informojnë se Salcburgu nga Austria është gati t’i premtojë të jetë pjesë e ekipit të parë. Pak ditë më parë u tha se klubi në “Zebener Shtrase” mund të detyrohet të kthehet në një “shitës”, që të mbajë veten me transferimin e lojtarëve, e ndoshta kjo mund të nisë me Arijonin. Lajmet në Bavari janë që Juventusi pëlqen Çupo-Motingun, ndërsa po diskutohet nëse ia vlen të mbahet apo të transferohet Serg Gnabri.
Sfidanti.al