Igli Tare për stolin e Lazios ka dalë si një emër surprizë gjatë orëve të fundit pas largimit të trajnerit Maurizio Sarri dhe mediat në vendin tonë e kanë bërë “viral” lajmin që në të vërtetë ka pak të vërteta brenda. Idenë e hedhur nga një e përditshme, shqiptarët e kanë mbështetur masivisht, të paktën mediatikisht edhe pse kjo është një ëndërr që vështirë se mund të bëhet realitet. Momentalisht emrat më të lakuar janë Tommaso Rochi dhe Miroslav Klose, dy ish lojtarë të Lazios ashtu si edhe Tare, i cili ka një licencë por ndoshta jo mbështetjen masive të tifozerisë laciale në këtë moment të vështirë kur të gjithë po “qajnë” profesiorin e futbollit italian i cili u largua pa lavdi dhe një trofe.
Në fakt, ëndrra për të parë një shqiptar në stolin e një skuadre italiane të Serie A është sa e vjetër po aq edhe e paarritshme pasi në këtë mënyrë shqiptarët do të thyenin një tabu tjetër të madhe në vendin ku trajnerët i kanë me tonelata dhe tëb shkolluar mirë madje në të famshmen Coverciano. Ndoshta ky nuk është momenti dhe aq dëshira e vetë Iglit që ndryshe nga shqiptarët e tjkerë e ka kuptuar se pika e tij e fortë është puna si drejtor sportiv, njeriu që drejton fijet e merkatos duke vendosur të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe prandaj deri më sot ka mbetur në pritje të një oferte joshëse e sigurisht, ideja e stolit të Lazios me shumë mundësi nuk është e tillë për Iglin tonë. Tare është gjeniu i merkatos e me shumë vështrirësi mund të jetë edhe i stolit.
Nga Pirro Bardhyli