Harmonia tek Bajerni thuhet se po lulëzon, por ku është këtu trajneri Nagelsman?!

Mediat bavareze thonë se nuk kanë dyshime dhe se kanë burime të mjaftueshme për këtë që shkruajnë. Pra, që skuadra e Bajernit të Mynihut nuk ka klane, zënka dhe asnjë problem të brendshëm edhe nëse rezultatet në Bundesligë nuk janë ato që priteshin. “Lojtarët e Bajernit janë në harmoni me njëri-tjetrin, – shkruajnë këto media, – ata nuk po akuzojnë njëri-tjetrin, lidhja mes futbollistëve është shumë e mirë. Ata e kanë drejtuar zemërimin dhe kritikat tek trajneri Julian Nagelsman”. Mediat në Bavari thonë se nuk është e pazakonshme që trajnerët dhe lojtarët të mos kenë raporte të mira, por tek Bajerni është kaluar caku dhe ndoshta mund të arrihet  tek “ne dhe ata”. Me gjasë, kjo mund të përkeqësohet dhe të ndihet në lojën dhe rezultatet e skuadrës.

Sfidanti.al