Edhe tifozët gjermanë godasin lojtarët rivalë, por nuk i gjakosin si te Kukësi!

E pësoi futbollisti i Hungarisë në “Red Bull Arena” të Lajpcigut, ku ekipi i tij fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë. Ky shtet, pra Gjermania, mund të jetë një nga më të civilizuarit në Europë dhe në Botë, por edhe atje gjenden të tillë që godasin me sende (fatmirësisht, jo të forta) në stadium. Një send (duket plastik) u lëshua nga tribuna drejt Dominik Soboslait, i cili u shqetësua dhe u ankua, por nuk pësoi ndonjë dëmtim. Një hetim do të hapet dhe Federata Gjermane do të marrë gjobë, por edhe ndoshta ndeshje pa tifozë, ndonëse goditja ndaj Soboslait ishte ku e ku më “miqësore” sesa shishja e qelqit ndaj Tedi Carës së Partizanit në stadiumin e Kukësit. Natyrisht, diferencën e bënë masat e sigurisë!

Sfidanti.al