Levandovski hap “tenderin” për të ardhmen? Vallë mbaroi epoka “Bajern”?!

Për këtë njeri me të vërtetë shkon shprehja e vjetër. Robert Levandovski është si vera, që bëhet më e mirë sa më shumë kalojnë vitet, ndërsa legjenda polake mendon se ende ka kohë për të nisur gjithçka nga e para. Sulmuesi i Bajernit, tashmë në moshën 33-vjeçare, krijoi vërtet një lajm të madh kur deklaroi për “Skaj Sportsin” e Gjermanisë se të gjitha mundësitë për të ardhmen e tij janë të hapura. “Unë jam i hapur për gjithçka, – tha superylli, – jam shumë i qetë. Gjëja kryesore është që të përqëndrohem tek loja ime, tek futbolli dhe tek sezoni me Bajernin. Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Gjithçka që ka lidhje me kontratat është diçka anësore dhe mbetet në sfond”.

Raportet nga Spanja theksojnë se Levandovski është i vendosur ta mbyllë karrierën tek Reali i Madridit. Ka qenë dëshirë e hershme e tij për të shkuar në “Bernabeu”, por drejtuesit e Bajernit arritën që ta mbanin. Sidoqoftë, mundësia më e madhe është që ai të shkojë në Angli, tek Paris SG apo edhe tek Barcelona. Kapiteni i Polonisë ka fituar gjithçka në Mynih, dhe këtë sezon pret titullin e 10-të në Bundesligë, ndërsa ka fituar Championsin, 4 Kupa të Gjermanisë, 6 Superkupa gjermane, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet. Kjo është edhe arsyeja që edhe pse është 33 vjeç, të dëshirojë të provojë emocione të tjera dhe të fitojë në vende të tjera të futbollit elitar. Levandovski u shpall Lojtari më i mirë i vitit 2021 nga FIFA, ndërsa pati kritika të mëdha që Topi i Artë iu dha Mesit, jo atij.

Sfidanti.al