“Derbi për Paqen” në Ukrainë, përfundoi në paqe pa gola!

U quajt “Derbi për Paqen”, dhe përveç respektit për Ukrainën, ishte shumë paqësor në fushën e lojës, të paktën përsa i përket golave, pasi  nuk u shënua asnjë. Plot 55 000 flamuj ukrainas ishin në “San Siro” në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë, Milan-Inter, ndërsa Andrij Shevçenko, legjenda bardhekuqe, mbajti një fjalim ku kërkoi t’i jepej fund luftës. Për 90’ më shumë bëri Milani, që sulmoi më shumë dhe që u tregua disa herë i rrezikshëm, por ishte edhe tepër i pasaktë para portës. Interi i trajnerit Simone Inzagi mezi mori një “notë kaluese”, duke u cilësuar i errët dhe nën ritmin e duhur. Ndoshta, vetëm portieri Handanoviç shkëlqeu, ndërsa Inzagi u detyrua të zëvendësonte Barelën, Xhekon dhe Lautaron. Trajneri kuqezi, Pioli, duhet të jetë i kënaqur, por jo plotësisht pasi deshi fitoren. Më shumë gjuajtje për Milanin (13-9), por pak më shumë zotërim topi nga Interi (51 për qind) dhe barazi në gjuajtjet në kuadrat (3-3). Në kornet ishte sërish më mirë Interi, 4-2.

Milani (4-2-3-1): Menja, Florenci (Kalabria 84’), Tomori, Romanjoli (Kalulu 26’), Hernandez, Benaser, Kesie, Selemekers (Mesias 68’), Kruniç (Brahim Diaz 67’), Leao (Rebiç 68’), Zhiru.

Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris (Darmian 88’), Barela (Vidal 65’), Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç (Gosens 88’), Xheko (Korrea 79’), Lautaro Martinez (Aleksis Sançez 65’).

Sfidanti.al