Emri i stadiumit është “Mirnij” (Paqja, në rusisht), dhe aty u stërvit kombëtarja e Spanjës në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Marokut. Pas tronditjes së madhe me skandalin e trajnerit, dhe pas dy ndeshjeve tepër të vështira ndaj Portugalisë dhe Iranit, iberikët kërkonin pak paqe në këtë Kupë Bote, veçse ata që ndoqën stërvitjen nga larg, iu duk se po ndodhte e kundërta.
Isko dhe Lukas Vaskez, dy shokë tek Reali dhe te kombëtarja, u kapën për fyti me njëri-tjetrin në një moment. Trajneri i ri, Hierro, nuk ndërhyri, dhe as shokët e skuadrës, diçka për t’u habitur. Pas pak, gjithçka u bë e qartë dhe nuk u habit kush, madje qeshën. Kjo, pasi Isko dhe Lukas Vaskez nisën të qeshin edhe vetë. “Sherri” mes tyre ishte thjesht një lojë.
Sfidanti.al