Shkëmbejeni me Sançezin, tifozët e Junajtidit duan lojtaren e femrave

Nuk kanë të mbaruar problemet për Zhoze Murinjon, ndërsa përveç konflikteve dhe mungesës së rezultateve, duhet të durojë edhe talljet. Tifozët e Mançester Junajtidit kanë kërkuar që ai të shkëmbejë yllin më të paguar të ekipit, Aleksis Sançezin, me yllin e skuadrës së femrave të Junajtidit, sulmuesen Kirsti Hanson. Futbollistja 20-vjeçare shënoi një gol të shkëlqyer nga distanca, dhe me efekt, në suksesin 3-0 ndaj Shefild Junajtidit, dhe tifozët e djajve të kuq menjëherë reaguan në rrjetet sociale. Aleksis Sançez erdhi me shumë bujë në janar që nga Arsenali, pasi refuzoi Mançester Sitin, por pavarësisht rrogës që arrin në total në 500 000 paund stërlina në javë, nuk po mundet të shënojë gola.

Sfidanti.al