Juventusi, një dëmtim më shumë në prag të finales … Alegrin!

Nuk është aspak shaka, ndonëse mund të mos prishë punë. Trajneri i Juventusit provoi të luante futboll dhe doli nga fusha vetëm pas pak minutash për shkak të një dëmtimi. Masimiliano Alegri po merrte pjesë në Ndeshjen e Zemrës, një takim bamirësie në stadiumin  juventin në Torino. Përballë ishin Kombëtarja e këngëtarëve dhe një skuadër tjetër, në të cilën luante pikërisht Alegri.

Në një moment të caktuar, trajneri juventin ndërmori një vrapim të gjatë dhe të shpejt, por ndjeu shqetësime muskulare. U ndërrua dhe doli nga fusha që në minutën e 15-të, ndërsa pritet ndonjë komunikatë e Juventusit. Gjithsesi, për të stërvitur skuadrën për finalen e Championsit në Kardif ndaj Realit, për fat nuk do t’i duhet të bëjë sprint.

Sfidanti.al