Lacio me të drejtë kreu këtë fund sezoni një sondazh për të nxjerrë lojtarin më të mirë. Sondazhi ishte në internet, për tifozët, dhe pritej që më i miri të dilte rekordmeni i golave, Çiro Imobile, apo të konkurrohej nga Sergej Milinkoviç-Saviç. Gjithsesi, përfundimi ishte i habitshëm, pasi i pari në renditje doli … braziliani Lukas Leiva.
Ish-lojtari i Liverpulit fitoi plot 71 për qind të votave, ndërsa Imobile (autor i 41 golave) mori vetëm 14 për qind. Milinkoviç-Saviç (i vlerësuar 100 milionë euro) fitoi 11 për qind. Gjithsesi, ekziston mundësia që sondazhi të jetë ndikuar fuqimisht nga tifozët e Liverpulit, për të cilët Lukas Leiva ishte një idhull në 10 vite që luajti në “Anfild”.
Jo më kot, një adresë në Tuiter, e quajtur “Armagh Red”, bëri një pyetje me ironi: A votoi ndonjë tifoz i Lacios? Gjithsesi, klubi italian u detyrua të pranojë rezultatet e sondazhit dhe të përgëzonte Lukas Leivën.
Sfidanti.al