Quhet Kelli Rorbah, amerikane me origjinë të largët gjermane, por që kjo kohë e gjen në Skoci. Ajo është një nga heroinat e filmit të Hollivudit, “Bejuoç” (Baywatch), pra “Rojet e Plazhit”, që është bërë i famshëm në Shqipëri që në vitet 90-të. Kelli, përveçse aktore, është edhe admiruese e sportit të golfit, ndaj edhe vendosi të merrte pjesë në Kampionatin Alfred Danhill (Alfred Dunhill) në Skoci ku ndodhte edhe mjeshtri Rori Mekilroi. Kelli është amatore dhe do të ndjekë kurse. Ndoshta, 27-vjeçarja ka dëshirë të bëhet profesioniste e këtij sporti, për të pasur “zanat” të dytë, pas atij të aktrimit.
Sfidanti.al