Simfonia e 6 e Nadal në 2017, spanjolli triumfon edhe në Pekin

Rafael Nadal fiton turneun e  Pekinit duke regjistruar suksesin e 6 sezonal. Në finale tenisti spanjoll mposhti australianin Nick Kyrgios me rezultatin e pastër 2-0 me sete 6-2;6-1  duke u hakmarrë për difsatën e pësuar ndaj tij në cerekfinale të Turneut Masters të Cincinnatit. Pas 2 match point të anuluar kundër Puoille , Nadal bëri paraqitje shumë të mira në sfidat e tjera kundër Khachanov, Isner, Dimitrov e Kyrgios duke e cuar në 61 numrin e ndeshjeve te fituara për 2017, askush tjetër nuk ka bërë më mirë se ai. Ajo ndaj Kyrgios ishte finalja e 110 e Nadal i cili e coi në 75 numrin e trofeve të fituara në karrierë. Nadal e fitoi turneun e Pekinit për herë të dytë pas atij të 2005, ndërkohë që në këtë fushë fitoi edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se Nadal me triumfin në turneun e vendit aziatik e thellon diferencën me Federer në renditjen ATP që duke nisur nga dita e hënë do të shkojë në 2300 pikë ndërkohë që hipotekohet si nr.1 I botës për këtë vit gjithnjë nëse nuk do të shkaktojë suprirza të mëdha në turnetë Masters të Shangait, Parisit dhe ATP Finals të Londrës.

Sfidanti.al