Xhorxhina del hapur: Nëse Ronaldo më propozon martesë, do ta pranoj menjëherë

Është folur shpesh për një martesë të mundshme mes Kristiano Ronaldos dhe Xhorxhina Rodrigez. Bukuroshja spanjolle i mohoi zërat për një ngjarje të tillë gjatë një interviste për revistën ‘Hola!’ ku theksoi gjithashtu edhe se e dëshiron që kjo të bëhet realitet.

‘A më ka propozuar Kristiano për t’u martuar? Deri tani nuk e ka bërë, por do të më pëlqente-tha Xhorxhina gjatë intervistës së saj ku nuk harroi të flasë as për ndarjen nga jeta të familjes së saj-Ishte momenti më i vështirë që m’u desh të përjetoja. Jam e shkatërruar, por Kristiano po kujdeset shumë për mua në këtë periudhë të trishtuar’.

sfidanti.al