Teksa tensionet rreth rinovimit të kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin po shtohen, sulmuesi brazilian duket i qetë dhe i distancuar nga zhurmat e merkatos. Në një periudhë ku kërkesa për një pagë më të lartë po e ndërlikon marrëveshjen me “Los Blancos”, Vini po shijon pushimet e verës në shoqërinë e disa mikeshave të tij, larg fushës dhe negociatave.
Fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë bërë xhiron e mediave, duke e treguar ‘yllin’ e Brazilit të buzëqeshur, i relaksuar dhe i rrethuar nga vajza tërheqëse, në plazhe luksoze dhe ambiente të mbyllura VIP. Ai shfaqet i qeshur, në formë dhe më i lirshëm se kurrë, duke dhënë sinjalin se, për momentin, fokusi i tij është pushimi dhe jo kontrata.
Nga ana tjetër, në Madrid situata është shumë më e ndërlikuar. Rinovimi i tij, që deri para pak muajsh dukej formalitet, tashmë është kthyer në një çështje delikate. Vinicius kërkon një rritje të ndjeshme të pagës, duke u pozicionuar si një nga më të paguarit në skuadër, për të reflektuar rëndësinë që ka në projektin e klubit. Por drejtuesit e Realit po i afrohen me kujdes, të vetëdijshëm për ekuilibrin financiar dhe ndikimin në dhomën e zhveshjes.
sfidanti.al