Gatti rinovon me Juventusin, bashkë deri në vitin 2030

Federico Gatti është zyrtarisht një nga gurët e themelit të Juventusit të ri. Mbrojtësi ka firmosur rinovimin e kontratës që e lidh me klubin deri në vitin 2030, duke u kthyer në një pikë kyçe të ciklit të ri bardhezi. Për disa muaj rinovimi ishte vetëm çështje kohe, ndërsa më parë u përfol se Gatti mund të largohej verën e kaluar, pasi disa klube nga Premier League shfaqën interes për të. Trajneri Thiago Motta i besoi dhe e aktivizoi titullar të pandryshueshëm gjatë periudhës së tij, veçanërisht pas dëmtimeve të Bremer dhe Cabal.

Në vitet e fundit, Gatti ka treguar pjekuri dhe eksperiencë, duke u bërë një nga senatoret e ekipit. Ai po rikuperohet nga një dëmtim që e kishte penguar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar, nga koha kur Tudor mori drejtimin e Juventusit. Gjatë këtyre muajve, rinovimi i kontratës nuk u vu kurrë në dyshim, edhe kur u përfol për interesin e Napolit, me Conte në krye. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta, por Gatti nuk u pa kurrë me ndonjë fanellë tjetër përveç asaj të Juventusit. Me rinovimin, ai ka përfituar edhe një rritje të pagës.

sfidanti.al