Lamtumira e një legjende, Rafinja tërhiqet nga futbolli i luajtur

Pas shpalljes për tërheqje nga futbolli në prill, Rafinja (39 vjeç) tashmë ka vendosur zyrtarisht t’i japë fund karrierës. Në një deklaratë emocionuese, ish-ylli i Bundesligës tha me lot në sy: “E kam planifikuar këtë prej disa kohësh, por sot shpall zyrtarisht fundin e karrierës time si futbollist profesionist. Është një moment shumë i veçantë në jetën time. Së pari dua të falënderoj Zotin që më ka lejuar të kem një karrierë kaq të mrekullueshme”. Braziliani luajti 266 ndeshje për Bajernin e Mynihut. Ai zhvilloi gjithashtu katër ndeshje me kombëtaren e Brazilit. Ai mbyll fjalimin e tij: “Me vete marr kujtime, mësime, miqësi dhe një histori me të cilën do të ndihem gjithmonë krenar. Sot e mbyll karrierën si lojtar. Por dashuria ime për futbollin mbetet e pandryshuar”.

sfidanti.al