Trossard surprizon Anne Hathaway

Anne Hathaway është një tifoze e flaktë e skuadrës së Arsenalit dhe pavarësisht famës që ajo ka si një nga aktoret e momentit në Hollywood, kur bëhet fjalë për idhujt e fushës së blertë, diva e ekranit zvogëlohet në përmasat emocionale të një tifoze të çfarëdoshëm. Gjatë një transmetimi live në “NBC’s Today show” ajo është surprizuar prej sulmuesit belg të “Topçinjve”, Leandro Trossard duke u emoconuar. Dashurinë për klubin londinez ajo e ka bërë publike disa ditë më parë në një intervistë, ndërsa ishte e pranishme në ndeshjen kundër Wolves ku festoi në shkallët e “Molineux” gjatë golit të shënuar nga sulmuesi belg. Në mesazhin e tij, Trossard e falenderoi aktoren për mënyrën se si festoi në rastin e goli të tij. Për momentin Anne ka arsye që të jetë e lumtur pasi Arsenal kryeson klasifikimin me 1 pikë më shumë se Manchester City edhe pse kampionëty në fuqi numërojnë një ndeshje më pak.