Atalanta, klubi i mrekullive

Këto janë disa nga plusvalencat më të mëdha të realizuara nga Atalanta në vitet e fundit. Pavarësisht shitjeve të shumta, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini vazhdon të luftojë për zonën Champions League. Kjo është shenjë e një projekti të suksesshëm që e ka drejtuar skuadrën bergamaske në elitën e futbollit italian e madje edhe në atë europian pasi këtë sezon, zikaltërit janë kualifikuar deri në gjysmëfinalen e Europa League, duke eleminuar një skuadër me emër si Liverpool. I gjithë projekti ka nisur vite më parë nga familja Percasi dhe trajneri Gian Piero Gasperini. Emra si Gosens, Cristante, Kessié, Mancini, Kulusevski, Romero apo Hojlubd sot janë protagonistë në skuadrat e tyre ndërsa Atalantën e kanë fuqizuar shumë financiarisht pasi sot klubi nga Bergamo ka në pronësi edhe një nga stadiumet më moderne në të cilin u punua pa larguar skuadrën nga shtëpia.

 

Shitjet më të bujshme;

Alessandro Bastoni, sektori i të rinjve, shitur 31 mln
Mattia Caldara, sektori i të rinjve, shitur 15 mln
Robin Gosens, blerë 1 mln, shitur 27 mln
Timothy Castagne, blerë 6.5 mln, shitur 20 mln
Andrea Conti, sektori i të rinjve, shitur 24 mln
Roberto Gagliardini, sektori i të rinjve, shitur 20 mln
Bryan Cristante, blerë 9.5 mln, shitur 20 mln
Dejan Kulusevski, sektori i të rinjve, shitur 39 mln
Franck Kessié, sektori i të rinjve, shitur 32 mln
Gianluca Mancini, blerë për 800 mijë, shitur 26 mln
Amad Diallo, sektori i të rinjve, shitur 21 mln
Cristian Romero, blerë 19 mln, shitur 52 mln
Andrea Colpani, sektori i të rinjve, shitur 9 mln
Rasmus Hojlund, blerë 20 mln, shitur 74 mln