Theo Hernandez zgjodhi Realin, por e fejuara është antimadridiste e deklaruar

Theo Hernandez zgjodhi të luajë për Realin e Madridit, por kjo nuk e pengon aspak të fejuarën e tij Adriana Pozuenco që të deklarojë ndjenjat e saj antimadridiste. Ësthtë vetëm 22 vjec, studion gazetari dhe skuadra e saj e zemrës është…Atletico Madrid, armiku i përjetshëm i skuadrës ku i fejuarin i saj do të luajë në të ardhmen. Pozuenco e ka shfaqur gjithnjë ‘urrejtjen’ ndaj Realit të madridit dhe shpesh në rrjetet sociale ka publikuar foto të saj ku ajo është e veshur me fanelën e ‘Los Colchoneros’.M es këtyre fotove është ajo e publikuar përpara një muaji ku Adriana është ende një fëmijë e vogël por e veshur me uniformën e Realit të Madridit e shoqëruar me postimin: ‘Mamaja më lindi të bukur, të zgjuar dhe antimadridiste’

sfidanti.al