Spiranac, golfistja që ra në hall pasi ishte shumë seksi!

Pasaporta e saj është amerikane dhe prejardhja nga Kroacia, por ajo është e njohur në botë më shumë për gjëra të tjera. Pejxh Spiranac është lojtare golfi, por nga ato që spikasin jo edhe aq nga turnetë e fituar, por sidomos nga format trupore dhe veshjet që mund t’i quajmë “provokuese”. Vajza 27-vjeçare ra së fundmi në hall për shkak pikërisht të paraqitjes së saj, por edhe për shkak të një tradhëtie që iu bë nga ish-i dashuri. Pejxhi i dërgoi ish-të dashurit foto gjysmë të zhveshur, me gjoksin jashtë, kjo natyrisht në formë intime, por ky besim u trajtua keq, dhe fotot u shfaqën papritur në faqe interneti, ku mund t’i shikonin të gjithë.

Reagimi duket se ka qenë i madh, aq sa vetë vajza shprehet për mediat amerikane se nuk e priste një shpërthim të tillë. Historia e fotove është e vitit 2018, dhe e bëri të qante në një konferencë për shtyp. Për shumë kohë, Spiranaci heshti për këtë temë, por së fundmi foli për “Nju Jork Postin”. “Pas asaj që ndodhi, mora shumë mesazhe nga femra që më thoshin se e kuptonin atë që po provoja unë, por edhe nga burra që as nuk e kishin idenë se çfarë ndjen një femër në raste të tilla, – u shpreh ajo, – reagimi i publikut ishte i ekzagjeruar, u habita dhe u trondita”.

Pavarësisht kësaj, Spiranaci vazhdon jetën e saj, dhe në profilin e saj në Instagram hedh foto seksi, gjë që ia ka rritur ndjekësit në 2.3 milionë. Kjo foto që ne po botojmë është bërë në Dubai, në një vend që mund të quhet konservator, por duket se fuqia e turneve fitimprurës sportivë kalon çdo pengesë edhe në Lindjen e Mesme.

Sfidanti.al