Në raste të tilla, trajnerit i thuhet pikërisht kështu. “Hyr ti dhe luaj, se luan më mirë se ata”. Pa dashur aspak të ofendojmë futbollistët shumë të mirë të Atletikos së Madridit, është e madhe dëshira për të parë sesi do ta përballonte një ndeshje trajneri i tyre, Diego Pablo Simeone. Argjentinasi është 47-vjeçar, por pushimet në plazh kanë treguar se fiziku i tij thuajse nuk ka humbur asgjë që nga koha kur e la futbollin 11 vjet më parë. Gjithsesi, edhe nëse nuk luan vetë, Simeone, është në formë të shkëlqyer fizike dhe emocionale për të nxitur ekipin që nga vendi i tij i trajnerit, pranë vijës anësore. Tifozët e Atletikos, por edhe specialistët e futbollit besojnë se karakteri i tij është arsyeja kryesore që skuadra e kryeqytetit spanjoll është në gjendje të matet me gjigandët Real e Barcelonë, duke pasur mundësi financiare dhe histori shumë më të paktë sesa ata.
Sfidanti.al