Shumë nga futbollistët profesionistë nuk e kanë fizikun e tij, aq më pak trajnerët. Diego Pablo Simeone është sot 47 vjeç, por forma e tij trupore është ajo e një kampioni të sportit ende në kulmin e aktivitetit. Tajneri i Atletikos së Madridit po kalon pushimet në Sent Trope të Francës, dhe fotografët që ndjekin emrat e njohur e fiksuan në bregun e detit, duke vrapuar për t’u hedhur në ujë, apo ndërsa bisedon e qendron nën rrezet e diellit.
Argjentinasi ngjan me ndonjë aktor ikonik të filmave, apo me ndonjë personazh të shquar të lashtësisë, ndërsa mbetet një figurë e madhe e sportit. Karakteri i hekurt besohet se do ta ndihmojë sërish që të mbajë në këmbë një skuadër që nuk ka buxhetin dhe emrin e Realit apo Barcelonës, si dhe të klubeve të mëdhenj të Europës si Bajern, Man. Junajtid, Çelsi, Juventus, Milan apo Inter. Sidomos, me Atletikon të dënuar për të mos marrë përforcime, tifozët ndoshta mund të thonë: Diego, futu vetë dhe luaj futboll, pasi mund t’ia dalësh shumë mirë.
Sfidanti.al