Shvajnshtajger largohet i lumtur nga Europa, me gruan e bukur Ana!

Bastian Shvajnshtajger logjikisht duhej të ishte i mërzitur që po largohej nga futbolli europian. Kampioni i botës me Gjermaninë, dhe dikur kampioni i Europës me Bajernin, i dha fund një karriere në nivele shumë të larta për të shkuar në një nivel më të ulët futbolli, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në të kundërt, Shvajni u shfaq tepër i buzëqeshur ndërsa kaloi kontrollin në aeroport në rrugën drejt Amerikës. Në krah të tij, gjithashtu e buzëqeshur, gruaja e tij e bukur, ish-tenistja serbe Ana Ivanoviç, ndërsa çifti bashkëshortor tregonte me krenari pasaportat, ai atë gjermane, dhe ajo atë serbe.

Ka arsye, gjithsesi, që Basti të jetë i lumtur. Pasi pati sukses yjor me Gjermaninë dhe Bajernin, ai e kaloi me shumë halle etapën e karrierës tek Mançester Junajtid, edhe me ish-trajnerin Luis Van Gal, edhe me trajnerin e tanishëm Zhoze Murinjo. Madje, gjermani u stërvit me Majorkën në Spanjë në pritje të vizës amerikane. Tani, për të ka nisur një aventurë tjetër.

Sfidanti.al