Nejmar: Mesi dhe Ronaldo? Nuk dua të flas më për ta!

Futbollisti brazilian Nejmar deklaroi se ai nuk ndjehet mirë, kur atë e krahasojnë me Lionelin Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Këta dy të fundit, gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, e kanë dominuar skenën e futbollit të madh që e tregon edhe fakti se, të dy së bashku, ata kanë fituar nëntë nga 10 “Topat e artë” të fundit. Nejmarin që në konkurrimin e fundit ishte i treti, shumëkush e konsideron si favorit për titullin e ardhshëm, por ai thotë se atij nuk i intereson ky titull dhe se ai, thjesht, dëshiron që të bëhet më i mirë.

“Kjo është një temë, për të cilën unë nuk kam dëshirë që të flas. Ronaldo dhe Mesi janë futbollistë fenomenalë që, gjatë 10 viteve të fundit, kanë luajtur në një nivel të lartë. Unë i admiroj ata dhe punoj çdo ditë që të arrij nivelin e tyre”, thotë Nejmari, duke shtuar se “Leo është futbollisti më i mirë, me të cilin ai ka luajtur ndonjëherë dhe se unë vazhdimisht mësoj nga ai. Unë dua vetëm që të progresoj dhe nuk dua që të bëhem më i mirë sesa ndonjë lojtar tjetër, dua vetëm që të bëhem vetëvetja”, thotë Nejmari.

sfidanti.al