Shtohen ‘dyshimet’ per Ronaldon; Georgina është vërtet shtatzënë?

Lidhja mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez duket se ka hyrë në një fazë të re duke qenë se që të dy së fundmi kanë publikuar fotot e tyre së bashku në rrjetet sociale të cilat kanë ndezur akoma më shumë kureshtjen e mediave të lajmeve gossip. Ishte Georgina ajo që fillimisht publikoi foton e saj me Ronaldon dhe kjo ndodhi pikërisht ditën e martë, një foto të cilën e realizoi pas koncertit të J Balvin në WiZik Center në Madrid. Ndërsa të enjten, Cristiano ndoqi shembullin e saj teksa publikoi një foto tjetër në Instagram që ngjalli akoma më shumë kureshtjen. Në këtë foto sulmuesi portugez dhe Georgina shfaqen në divan me Ronaldon që kishte mbështetur butësisht dorën në barkun e te dashurës së tij forma e të cilit të lë të kuptosh se është shtatzënë. Për momentin askush nuk e konfirmon këtë shtatzëni, ndërkohë që prej javësh në media flitet se futbollisti i Realit të Madridit do të bëhet baba i 2  binjakëve.

sfidanti.al