Shfaqet Dani Alves/ Poston foton e parë në rrjetet sociale

Dani Alves ka rreth shtatë muaj që ka dalë nga burgu, përkohësisht me kusht prej një milion eurosh (pasi është shpallur fajtor për përdhunim), por edhe pse ka dalë, nuk ka postuar asgjë në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Megjithatë sot ai vendosi të “ngarkojë” foton e parë në Instagram, me një buzëqeshje në fytyrë, por akoma më intensiv ishte mesazhi në bluzën që kishte veshur, ku shkruhej:  “kohë të mira po vinë”.
Në mbishkrimin e postimit ka shkruar thjesht një zemër dhe ka mbyllur komentet, pas këshillave përkatëse që i janë dhënë. Megjithëse Danny ka ngarkuar vetëm foton e tij që nga 18 janari 2023, duket se ai ka një ndjekës besnikë, pasi postimi grumbulloi 582.000 pëlqime brenda pak orësh. Futbollisti veteran bëri bujë vetëm disa ditë, pasi u lirua nga burgu teksa u shfaq në një ndeshje futbolli amatore që kishte organizuar përmes një aplikacioni celular që ndihmon përdoruesit të gjejnë lojtarë vendas dhe të organizojnë ndeshje joformale me njerëz që ata nuk i njohin domosdoshmërisht. Në fakt, ish-asi i Barcelonës është paraqitur në këtë ndeshje, i veshur me fanelën e Boca Juniors, edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë për ta.

 

sfidnati.al