Ajo është australiane, vetëm 22 vjeç, dhe ushtrohet në një nga sportet më të ashpër siç është regbia. Sharlotë Keslik është kampione olimpike, me medaljen e artë fituar në Rio vitin e kaluar në radhët e Australisë, por si shumë sportiste të tjera, ka një figurë shumë tërheqëse. Vajza 1.74 metra shtatlartë dhe 64 kg e rëndë, është edhe e fuqishme, edhe simpatike, edhe elegante. Në Lojrat Olimpike në Brazil, ajo ishte njëra nga yjet e skuadrës që mundi në finale Zelandën e Re për të fituar titullin e parë olimpik në histori, në edicionin që regbia u pranua në Lojra.
Sfidanti.al