Premtuan spektakël dhe spektakël pati. Dy artistet Latine, Shakira dhe Jennifer Lopez ngritën të gjithë publikun në këmbë në spektaklin e pushimit të finales së Super Bowl mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers me interpretimin e tyre, një shoë që zgjati 15 minuta.
Në kuadër të unitetit të komunitetit latin, kolumbiania dhe artistja njujorkeze me origjinë portorikane shfaqën të gjithë talentin e tyre të cilit iu bashkua edhe ana sensuale të tyre për të cuar peshë Hard Rock Stadium të Miamit. Shakira që festoi edhe 43 vjetorin e lindjes dhe Lopez, tashmë 50 vjec të shoqëruara edhe nga artistet e tjerë latinë Bad Bunny dhe J.Balvin interpretuan hitet e tyre më të mira mes të cilave ‘Hips don’t lie’ apo ‘Waiting for tonight’
Momenti më I bukur ishte ai kur Jennifer Lopez këndoi përkrah vajzës së saj Emme notat e këngës ‘Let’s get Loud’ ndërkohë që në skenë ishte edhe Shakira, në rolin e bateristes. Spektakli I artisteve latine u mbyll me një ndërthurje të dy hiteve të interpretuara edhe në kampionatë botërorë të futbollit USA’94 dhe Afrikë e Jugut 2010 nga artistet ‘Let’s get loud’ dhe ‘Waka Waka’.
Sfidanti.al