Kristiano Ronaldo mund të marrë frymë lirisht; Kethrin Majorga tërheq në mënyrë vullnetare akuzat për përdhunim ndaj tij. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Bloomberg’, Majorga firmosi marrëveshjen e tërheqjes vullnetare nga akuzat muajin e kaluar pranë gjykatës së Las Vegasit në Nevada.
Ajo që nuk është e qartë në këtë histori ka të bëjë me arsyen që e shtynë Majorgën të marrë këtë vendim e nëse gjithcka ndodhi pas një marrëveshje me Ronaldon apo jo. Cështja u hap muajt e kaluar kur e përjavshmja ‘Der Spiegel’ publikoi disa dokumenta të siguruara nëpërmjer Football Leaks, mes të cilëve ishte edhe një akord i nënshkruar në 2009 nga Ronaldo me Majorgën për të mos treguar ngjarjen për vlerën e 375 mijë Euro.
Sipas versionit të Majorgës, në 2009 kur ishte 25 vjece, ajo u përdhunua nga një futbollist në një dhomë hoteli në Las Vegas, aty ku ishte edhe Ronaldo që po kalonte pushimet. Sulmuesi 34 vjecar gjithnjë ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.
‘E mohoj në mënyrë kategorike. Përdhunimi është një krim i tmerrshëm, në kundërshtim me atë që unë besoj. Refuzoj të rris spektaklin mediatik të krijuar nga persona që kërkojnë publicitet në kurrizin tim. Do të pres me qetësi përfundimin e cdo hetimi sepse e kam ndërgjegjen të pastër-kanë qenë fjalët e Ronaldos që tani mund të rrijë më në fund i qetë, pasi kjo cështje mund të quhet e mbyllur.
sfidanti.al