Ronaldinjo, po bën lojë apo vërtet falimentove si Tajsoni?!

Në telefonin tim janë disa mesazhe radhazi nga banka për t’i bërë një pagesë prej vetëm 3 500 lekësh të rinj, pjesë e marrëveshjes për kredinë. Kjo është jeta normale e një njeriu të thjeshtë, por kur vjen puna tek Ronaldinjo, aim und t’i lejojë vetes një borxh prej 2 milionë eurosh. “Zakoni i çerkezëve”, do të thoshte shkrimtari dhe politikani i ndjerë, Sabri Godo, pra që t’i marrësh borxhet dhe të mos i kthesh.

Një gjykatës brazilian ka deklaruar që Ronaldinjos t’i sekuestrohet pasaporta pasi nuk është në gjendje të shlyejë detyrimet për shkak të interesave të larta. Kontrolli që iu bë në llogaritë bankare, gjeti aty vetëm … 6 euro! Mos vallë, ish-legjenda e Brazilit po bën lojë dhe ka fshehur paratë, apo vërtet ka falimentuar si dikur Majk Tajsoni?!

Sfidanti.al