Qazim Laçi bëhet baba

Një fitore që nuk matet me gola në fushë po festohet këto ditë nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi. Futbollisti dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti, kanë përqafuar për herë të parë rolin e prindërve, duke mirëpritur në jetë një vajzë.

Lajmi i bukur është ndarë në rrjetet sociale përmes disa momenteve të ëmbla, ku çifti shpreh emocionin e ardhjes së vogëlushes me fjalët: “Mirë se erdhe princesha jonë”. Edhe pse ndjekësit janë kuriozë, emri i saj ende nuk është bërë publik.