Sara Carbonero shtrohet në spital

Sara Carbonero, ish-bashkëshortja e legjendës së futbollit spanjoll Iker Casillas, është shtruar me urgjencë në një spital në Ishujt Kanarie më 2 janar, pas një shqetësimi të papritur shëndetësor. Gazetarja dhe moderatorja e njohur spanjolle ndodhej në ishull me pushime, së bashku me partnerin e saj José Luis Cabrera dhe disa miq, për të festuar Vitin e Ri. Sipas mediave spanjolle Hola! dhe ElEconomista, Carbonero është operuar menjëherë pas shtrimit në spital, ndërsa ndërhyrja është kryer në kushte urgjence.

Spitali nuk ka publikuar asnjë buletin zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa personat që bashkëpunojnë me moderatoren nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi natyrën e problemit. Megjithatë, burime pranë saj bëjnë të ditur se 41-vjeçarja ndodhet në gjendje të qëndrueshme, është e zgjuar dhe vigjilente.

Sipas raportimeve, nuk pritet që Carbonero të transferohet me helikopter drejt një spitali në kontinent, pasi ajo do të vijojë periudhën e rikuperimit në të njëjtin spital në Ishujt Kanarie. Pranë saj gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar partneri Cabrera dhe kolegia e saj, Isabel Jimenez, e cila e ka shoqëruar edhe në spital.

Ish-bashkëshorti i saj, Iker Casillas, është informuar për situatën dhe po mban kontakte të vazhdueshme me personat pranë Sara Carbonero-s për t’u njohur me zhvillimet mbi gjendjen e saj shëndetësore.