Tirana pa frena në merkato!

Pas zyrtarizimit të Redon Xhixhës, bardheblutë janë shumë pranë një tjetër goditjeje të madhe: Endri Çekiçi. Ish-lojtari i Kombëtares është në radar edhe të Flamurtarit dhe Egnatias, pas një eksperience jo të suksesshme me Belouizdad në Algjeri, ku kontrata pritet të mbyllet para kohe.

I lindur në Pogradec, Çekiçi do të rikthehej në futbollin shqiptar pas 12 vitesh, ndërsa në të shkuarën ka veshur edhe fanellën e Teutës. 29-vjeçari do të sillte më shumë kreativitet në mesfushë dhe zgjidhje në fazën ofensive.

Sfidanti.al