Premier League, tjetër skandal; lojtari thyen karantinën për një festë ‘hot’ në Paris

Skandali bie sërish në premier League angleze në këtë kohë pandemie. Tabloidi ‘The Sun’ tregon historinë e një futbollisti të këtij kampionati, por pa ia zbuluar identitetin, I cili ka thyer rregullin e karantinimit që është në fuqi në Britaninë e Madhe dhe në Francë për të udhëtuar drejt Parisit për të marrë pjesë në një festë erotike

Futbollisti në fjalë mbërriti në kryeqytetin francez me një avion privat dhe shkoi në një restorant luksi në zonën e Champs Elysees ku ftoi për një pije disa modele e miq, në total 15 persona, sic tregojnë disa dëshmitarë. Më pas festa vijoi në një apartament elegant-vijon ‘The Sun’-ku futbollisti kreu marrëdhënie intime me të paktën 1 vajzë dhe tani do të duhet të përballet me një hetim në Francë për thyerje të normativave në fuqi.

Sfidanti.al