Tajsoni ka vlerësim të lartë për Mekgregorin: Një motër…!

Të kuptohemi, batuta përdoret nga njerëzit e ardhur nga shtresa e varfër, dhe që nuk kanë aspak respekt për normat e edukatës formale të asaj që e quan veten shtresë (apo klasë) e mesme. i tillë, Majk Tajsoni, një milioner i sotëm, i rritur për faqe të zezë në getot e Amerikës, i cili edhe kur lavdëron lëshon fjalë sikur po shan. Të tillë kompliment ai e bëri për Konor Mekgregorin, duke komentuar ndeshjen e tij të boksit me Flojd Mejuedhër Xhuniorin.

“Dëgjoni, – tha “Majku i Hekurt”, – ai kurrë nuk kishte provuar një ndeshje boksi në jetën e tij, dhe ai u mbajt 10 raunde ndaj luftëtarit më të madh të boksit në 100 vitet e fundit. Shikoni kundër kujt luftoi dhe çfarë arriti të bënte. Imagjinoni një djalë pa asnjë përvojë boksi, dhe që bokson me mua. Ai shkoi 10 raunde, një motër… i keq. Ai ishte fitues i luftës, ndeshja duhej të kishte zgjatur vetëm 1 apo 2 raunde”.

Mekgregori, që po “lëpin plagët” pas humbjes së rëndë me Habib Nurmagomedovin, ia bëri një falenderim ish-kampionit të boksit të peshave të rënda. “Faleminderit Majk, dhe duhet të dish se për ndeshjen e paevitueshme të revanshit, me njohuritë që mora për stilin e Flojdit, dhe me ndihmën e shkollës sime të vjetër të boksit, unë do ta shkatërroj misterin, do ta mund Flojdin. Betohem për jetën time. i lumtur që u ktheve “Majk i Hekurt”.

Sfidanti.al