Në Spanjë kanë shpërthyer polemikat dhe shkak është bërë një njoftim me tone seksiste i një kompanie që kërkonte vajza hostess
‘La Garbo Events është në kërkim të 2 hostess me pamje fizike të këndshme dhe që janë disponibël për të udhëtuar këtë fundjavë në pistën e Navarrës-theksohej në njoftimin e publikur ku shtohej-është e domosdoshme që ato të kenë masën 95-100 të kraharorit. puna e tyre është që të shoqërohjnë një pilot në pistë me pagë 200 Euro neto dhe shpenzime të paguara’
Ndërkaq, shoqëria që administron strukturën ku zhvillohen garat spanjolle të Turismo dhe Formula 4, ka reaguar menjëherë duke u shprehur kundër këtij njoftimi. ‘Gjithnjë kemi mbrojtur barazinë e të drejtave dhe jemi totalisht kundër veprimeve, kërkesave ose sic është në këtë rast publicitet seksist-theksohej në reagimin e kësaj shoqërie
Kjo polemikë rihap debatin për ‘Grid Girls’ të cilat janë hequr nga Botërori i Formula 1 me përjashtim të Cmimit të Madh të Monakos në sezonin e kaluar, por që janë prezente në pjesën më të madhe të aktiviteteve motoriciklistike në mbarë botën.
sfidanti.al