Paulo Dybala duket se ka gjetur një tjetër dashuri. Sipas asaj që publikohet në median argjentinase, sulmuesi i Juventusit i ka dhënë fund lidhjes me Antonella Cavalierin me këtë të fundit që i ka fshirë të gjitha fotot me futbollistin në rrjetet sociale. Gjithnjë sipas medias argjentinase ajo që ka fituar zemrën e Dybalës është Oriana Sabatini, e bija e aktores Catherine Fulop. Zërat për këtë lidhje nisën kur futbollisti dhe këngëtarja u bënë ndjekës të njëri-tjetrin në Instagram duke shkëmbyer shumë ‘like’ mes tyre. Pak kohë me vonë, Dybala u pa teksa mbështeste Orianën në karrierën e saj në rrymën e muzikës pop dhe në 5 korrik ishte i pranishëm në koncertin e Ariana Grande ku interpretoi edhe Oriana. Por jo vetëm kaq, aktorja Fulop kur u pyet për këtë lidhje të mundshme mes së bijës dhe Dybalës, nuk pohoi, por as përgënjeshtroi duke theksuar se Oriana i kishte konfirmuar se ishte në kontakte me futbollistin. Ajo shtoi se ajo që i intereson është që Paulo të jetë njëdjalë i mire dhe se të sillet mirë me vajzën e saj.
sfidanti.al