Me mbylljen e Lojrave Olimpike Dimërore në Milano po përgatiten për të sistemuar mangallin olimpik, i cili qëndroi i ndezur gjatë të gjithë zhvillimit të këtyre lojrave në Harkun e Triumfit të qytetit lombard. Pas shuarjes simbolike, e cila u bë mbrëmjen e kaluar, kryetari i bashkisë së Milanos ka propozuar një sistemim të ri për objektin, i cili tërhoqi mjaft turistë dhe kuriozë gjatë ditëve që qëndroi i ndezur. “Shpresoj të jetë në Milano, në një muze tonin. Në këtë drejtim po punojmë dhe po vlerësojmë edhe vendin se ku mund ta dërgojmë”, tha Beppe Sala.
sfidanti.al

