Pushimet ka dëshirë t’i kalojë në truallin e vogël në mes të ujrave të Detit Tirren. Giovani Simeone, djali i Diego Pablo Simeones, ndoshta është bindur në ishullin e vogël të Elbës që t’i japë fund beqarisë dhe të vendosë “kurorën”. Ai është martuar me të dashurën e tij, Xhulia Kopini, ndërsa vetë vajza thotë se martesa është shtyrë 6 herë. Nuk është e qartë se përse janë bërë gjithë këto shtyrje, ndërsa historia e dashurisë së tyre nuk është shumë “e lashtë”. Djali dhe vajza janë njohur në shkurt 2018, pra tre vjet e diçka më parë, ndërsa Xhulia tregon bisedën e tyre të fillimit. “Më pyeti ku i kaloja pushimet dhe i thashë “në ishullin e Elbës, e njeh”. Më tha se e dinte kush ishull ishte, aty ku ishte internuar Napoleoni”. Nuk dihet nëse të dy shkojnë në Elbë, por për momentin punët u shkojnë mirë”. Xhulia thotë se Giovani është i qetë, ndërsa shton se është shpejt për të bërë fëmijë.
Sfidanti.al