Ozil gjen “flakën” e tij të re, por Kazorla nuk gjeti dot këpucën!

Futbollistët e Arsenalit patën një mbrëmje “out” pas fitores së të shtunës ndaj Hull Sitit në kampionatin anglez. Në sy të tabloidëve, që merren me punët e të tjerëve, ra në sy Mesut Ozil që u fotografua në krah të një bruneje “misterioze”. Tabloidet ende nuk e kanë gjetur, megjithë kërkimin e ethshëm, se cila është kjo “brune misterioze”, ndërsa mesfushori gjerman qenka ndarë më herët nga ish-e dashura.

Më shumë sesa Ozil, që në fund të fundit është djalë dhe do të dalë me një vajzë, tërheq vëmendjen Santi Kazorla, mesfushori tjetër që është spanjoll. Ai kishte vendosur të bënte një shaka, pasi në mbrëmje kishte shkuar me një këpucë e me një atlete. Natyrisht, lehtësia financiare e kësaj “race” të futbollistëve profesionistë, e bën jetën e tyre po aq vanitoze sa ajo e protagonistëve të telenovelës amerikane “Shokët” (Friends).  Sfidanti.alkazorla