Nojer harron ish-gruan për 4 muaj, gjen të dashurën e re, studenten Anika!

Kampioni ynë i botës ka rënë në dashuri. Ky është komenti i tabloidit “Bild” për historinë e re “rozë” të portierit Manuel Nojer, kapiten i kombëtares gjermane dhe i Bajernit të Mynihut. “Bild” i referohet revistës “Bunte” që shkruan se, katër muaj pas ndarjes nga gruaja, 34-vjeçari ka gjetur të dashurën e re. Kjo është 19-vjeçarja Anika, që i ngjan shumë dashurisë së mëparshme të Nojerit, dhe që është studente në një Akademi mode.

Nuk është shumë e qartë nëse kjo histori ka nisur përpara ndarjes nga e shoqja, apo më pas, ndonëse dyshimet janë të mëdha se varianti i parë duhet të jetë i vërteti. Portieri i shquar ka pasur një lidhje shumë të qendrueshme me ish-gruajn, Nina Vajsin, pasi kanë qenë të dashur për shumë vjet derisa u martuan në vitin 2017, me dy ceremoni, një civile në Austri, dhe një celebrim në një kishë katolike në Monopoli të Italisë.

Natyrisht, e gjitha kjo është jeta private e Nojerit, me të cilën ai mund të bëjë çfarë të dojë, mjafton që të jetë i lumtur. Në aspektin sportiv, ai ndihet shumë i përgatitur për fillimin e Bundesligës, pasi është stërvitur në mënyrë të shkëlqyer në shtëpinë e tij në Mynih. Aty, ai kishte krijuar një minifushë dhe një portë futbolli me përmasa origjinale, ndërsa punoi për disa javë me trajnerin e portierëve të Bajernit.

Sfidanti.al