Neymar dhe Bruna Marquezine vitin e kaluar zyrtarizuan rilidhjen e tyre pikërisht gjatë festave të fundvitit dhe që nga ai moment mes tyre nuk kanë munguar mesazhet e dashurisë. Për momentin futbollisti dhe aktorja e modelja braziliane e mbajnë lidhjen e tyre në distancë për shkak të impenjimeve në aspektin profesional, megjithatë kjo nuk i pengon ata që të gjejnë mënyrën për të befasuar njëri-tjetrin dhe të shprehin ndjenjat e tyre. Së fundmi, Neymar publikloi një foto në ‘Instagram’ ku shkruante këtë mesazh romantik: ‘Po të pres me padurim ❤ #Eja këtu @brumarquezine”, duke vërtetuar se ndjente mungesëm e saj. Pas fitores në finale e Kupës së Mbretit ndaj Alaves, Neymar udhëtoi drejt Japonisë për shkak të impenjimeve me sponsorët, më pas shkoi në Los Angeles. Ditët në vijim ai do të shkojë në Brazil ku do të takohet me Brunën, ndërkohë që do të përmbushë edhe detyrimet e tij me Institutin Neymar jr. Ai do të qëndrojë në një vilë që ka në plazhet e Mangaratibës, një prej zonave më eksluzive të Rio De Janeiros, për disa kohë për t’u kthyer më pas në Spanjë, ku do të kalojë pushimet në Ibiza e Formentera.
Sfidanti.al