Në Portugali, Ronaldo shëtit me fëmijët në mes të karantinimit

Lëvizja me hashtagun #stayathome ka pushtuar rrjetet sociale në javët e fundit. Janë të shumë sportistët që tregojnë sesi po e kalojnë këtë periudhë izolimi në shtëpitë e tyre dhe një prej tyre është Cristiano Ronaldo, I cili në një video u shfaq duke u mësuar fëmijëve të tij si të lajnë duart

Por duket se portugezi është lodhur nga të qëndruarit gjithë ditën brenda në shtëpi dhe paraditen e kësaj të diele vendosi të dalë shëtitje me të dashurën dhe fëmijët e tij. Cifti që ishte me veshje sportive po shëtisnin me karrocë dy binjakët Mateo dhe Eva dhe me ta ishte edhe Cristiano I vogël që ecte vete dhe një punonjës I sigurisë për familjen.

Ashtu sic pritej, paparazzët portugezë nuk vonuan ta fotografonin Ronaldon në disa këndvështrime,  por kjo duket se nuk e shqetësoi aspak Cristiano Ronaldon. Në Portugali, masat  e kufizimit nuk janë aq të ashpra dhe se lejohen aktivitete në natyrë sic është shoqërimi I fëmijëve, vrapimi për një kohë të shkurtët apo blerja e sendeve më të domosdoshme. Megjithatë, tifozët e Ronaldos nuk e pritën aspak mirë këtë veprim të Ronaldos dhe nuk ngurruan të kritikojnë 35 vjecarin në rrjetet sociale

Sfidanti.al