Napoli kundër Melissa Satës: E ke parë ndonjëherë Maradonën të luajë?

Mjaftoi shprehja klasike e tipit ‘vetëm Maradona i fitonte i vetëm ndeshjet’, për të nxjerrë sërish në skenë Melissa Satën. Shou-girl italiane, e pjesëmarrëse e përhershme e emisionit ‘Tiki Taka’, shpërtheu ndaj shprehjes së drejtuesit të kërij emisioni, Pierluigi pardo, me një deklaratë që preku thellë të gjithë admiruesit e futbollit e në mënyrë të vecantë napoletanët.

‘Maradona luante futboll 50 vjet para-tha bashkëshortja e Kevin Prince Boateng-akoma duhet të flasim për të? Me gjithë respektin që kam, nuk mund të thuhet cdo herë që futbollistët e sotëm janë dështakë dhe ai ishte Zot në tokë. Përpara 50 vitesh luhej me 2 km/h, tani është një futboll tjetër’.

Reagimi ndaj kësaj deklarate të Sattës, ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale, madje dikush në Twitter i bëri pyetjen Sattës: ‘E ke parë ndonjëherë Maradonën të luajë?, ndërsa dikush tjetër iu drejtua Melissës duke i thënë: ‘Përpara se të flasësh për të, shko ndiq një kurs intensiv për futbollin’.

sfidanti.al