Monaco, cfarë ‘dialogu’ mes Fabregas dhe fqinjit të tij në izolim

Izolimi në shtëpi për të luftuar coronavirusin vë në provë durimin e të gjithëve. Këtë e vuri re edhe Cesc Fabregas që postoi në rrjetet sociale një video që është e vështirë të mos vësh buzën në gaz.

Mesfushori spanjoll, doli në ballkonin e shtëpisë së tij në Principatën e Monacos dhe me sa zë kishte në kokë bërtiti: ‘Mirëmëngjes, fqinj!’. Përgjigja e fqinjit ishte e menjhershme dhe aspak elegante teksa I tha futbollistit: ‘Vafsh në të…’, në këtë pikë erdhi kundërpërgjigjja e Fabregas: ‘Po, po edhe ti vafsh në të…’.

Sfidanti.al