Modelja e ‘Playboy’, April Summers; Sa rrezikon në Giro d’Italia

April Summers, tifozja sensuale e Interit shfaqet sërish dhe këtë radhë futbolli nuk ka të bëjë aspak. Modelja e ‘Playboy’ u shfaq në rrugët e Italisë gjatë zhvillimit të një prej etapave të Giro d’Italia ku mund të rrezikonte jo pak. Bukuroshja londineze, nuk ngurroi dhe në rrjetet sociale publikoi një video të shoqëruar me komentin; ‘RREZIK! Për pak sa me shtypën në Giro D’Italia’. Summers tashmë po monitoron situatën e Interit që është në kërkim të trajnerit të ri ku i preferuari i saj duket se është Simeone, pasi po në rrjetet sociale ajo hapi një sondazh të tifozët zikaltër ku i pyeste nëse ishin dakord për ardhjen e argjentinasit në pankinën e Interit.

sfidanti.al