Masimiliano Alegri dhe Ambra; përgatitje drejt altarit

Pas dy vjetësh plot dashuri, Masimiliano Alegri dhe Ambra Anxholini po përgatiten që të lidhin kurorë. Cifti është pikasur në rrugët e Milanos nga fotografët e revistës së përjavshme ‘Diva e Donna’ teksa ecnin të kapur dorë për dore e duke shkëmbyer puthje pasionante , si dy persona që janë duke jetuar momentet e para të dashurisë.

Më pas Ambra dhe Alegri u panë të hyjnë në një argjendari të njohur për të zgjedhur pikërish unazat e martesës e cila është programuar të zhvillohet në muajin qershor të vitit të ardhshëm

Duket se cifti do të organizojë ceremoninë e martesës në toskanë, në një zonë intime dhe romantike; për Ambrën ish moderatoren e ‘Non è la RAI’ mund të ndodhë që ta thotë fjalën ‘Po’ në një ceremoni në plazh nën sfondin e një kënge dashurie. Ambra Anxholini, nënë e Jolandës dhe Leonardos që i lindi nga martesa e mëparshme me këngëtarin Francesko Renga, është gati të bëjë hapin e madh me trajnerin e Juventusit, edhe ky baba i dy fëmijëve, Valentina e xhorxho.

Sfidanti.al