Skuadra e Kris Frum kërkon sponsor tjetër, ndërpritet bashkëpunimi me SKY

Sky nuk do të jetë sponsori i skuadrës britanike të ciklizmit pas vitit 2019. Team Sky, ku bëjnë pjesë Kris Frum dhe Xhereint Tomas nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur largimin e televizionit SKY si sponsori i kësaj skuadre që tashmë duhet të nisë kërkimet për të gjetur një tjetër sponsor

‘Team Sky do të vazhdojë garimet në eventet e ciklizmit me një tjetër emër në vitin 2020 nëse do të mund të gjejë një sponsor të ri-theksohte në  komunikatën e Team Sky.

Skuadra britanike ciklistike Team Sky u themelia në vitin 2008 dhe gjatë kësaj dekade ajo ka arritur 322 fitore ku përfshihen edhe 8 suksese në Turet e Mëdhenj ciklistikë. në të njëjtën kohë, ajo ka në bilancin e saj fitoren e 52 etapave dhe të 25 garave njëditore

‘Team Sky lindi me ambicien për të krijuar një skuadër të pastër e fituses duke nisur që nga grupi i sportistëve dhe nga stafi britanik-deklaroi shefi i Team Sky Dejv Breilsford-jemi krenarë për rolin që kemi pasur në 10 vitet e fundit kur shndërruam Britaninë e Madhe në vendin e ciklizmit’.

sfidanti.al