Luka Doncic feston 21 vjetorin në Miami me Anuel, Karol G dhe Bad Bunny

Në 28 shkurt Luka Doncic  mbushi 21 vjec, por impenjimet e tij profesionale nuk e lejuan të festojë deri këtë të shtunë. Por pritja ia vlejti për yllin e Dallas Mavericks që organizoi një festë autentike, të vështirë për t’u harruar. Në këtë festë padyshim që ishin të ftuar familjarët dhe  shokët e skuadrës së tij.

Por padyshim supriza e madhe e mbrëmjes ishte shfaqja e disa prej yjeve të muzikës reggaeton si Karol G, Anuel, natty Natasha, Becky G apo Bad Bunny. Festa u zhvillua në diskotekën e njohur Miami Liv ku Becky G dha një minikoncert në public dhe të gjithë qëndruan deri në orët e para të mëngjesit.

Sfidanti.al